“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit

“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit

“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokada institucionale dhe tri palë zgjedhje kanë kufizuar efektivitetin e qeverisjes në Kosovë. Kështu tha ai duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian, për çka u arsyetua se gjatë periudhës raportuese Kuvendi funksionoi vetëm nga mesi i shkurtit deri në mesin e prillit të vitit të kaluar. “Ka rënie të ritmit të progresit, por jo rënie të progresit.”

Sponsor 3M Express

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të Qeverisë, ka folur gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për Raportin e Progresit, të thirrur nga LDK-ja.

Konjufca është arsyetuar se në periudhën e mbulimit të raportit janë mbajtur tri palë zgjedhje, si dhe ka pasur bllokadë institucionale, me Kuvendin jofunksional dhe Qeveri në detyrë.

Sipas tij, Komisioni Evropian e ndërlidh drejtpërdrejt ngadalësimin e reformave me bllokadën politike, e cila ka kufizuar efektivitetin e qeverisjes dhe ka vonuar reformat strukturore.

“Raporti mbulon nga shtatori 2025 deri në shtator 2026 dhe gjatë kësaj periudhe kemi pasur tri palë zgjedhje, dy palë të parakohshme dhe një palë komunale. Pa president të zgjedhur deri në tetor dhe me Kuvend jofunksional për pjesën më të madhe të kohës. Raporti konstaton se përgjatë gjithë kësaj periudhe, Kuvendi punoi vetëm nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, ndërsa Qeveria ishte në detyrë në pjesën më të madhe të periudhës.

Madje, edhe në këtë kohë pati një ndërprerje prej tri javësh, nga 6 marsi deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, më 25 mars. Sipas raportit, kjo e kufizoi efektivitetin e qeverisjes dhe i vonoi reformat strukturore. Komisioni e ndërlidh drejtpërdrejt ngadalësimin me bllokadën. Progresi në reformat e Bashkimit Evropian mbetet i pabarabartë për shkak të paqëndrueshmërisë dhe bllokadës politike.

Pavarësisht se raporti në masë të madhe konstaton se s’është bërë progres, Konjufca deklaroi se niveli i përgatitjes së Kosovës nuk ka rënë në asnjë fushë.

“Megjithatë, pasqyra e përgjithshme tregon se niveli i përgatitjes nuk kishte rënë në asnjë fushë. Në luftën kundër krimit të organizuar, niveli i përgatitjes është ngritur. Progresi është vlerësuar më mirë se në vitin e kaluar, në së paku shtatë prej kapitujve. Së pari, në reformën e administratës publike, në lëvizjen e lirë të kapitalit, në shërbimet financiare, në akuakulturë, në statistika, në politikat rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore, në drejtësi, liri dhe siguri, ndërsa në kapitullin që është gjyqësori, është përmirësuar gjendja në dimensionin e lirisë së shprehjes. Gjithmonë po e krahasoj me Raportin e Progresit të vitit 2025.

Në disa kapituj ka vlerësim për rënie të ritmit të reformave, pra ritëm më të ngadalshëm, por jo rënie në nivel tjetër, konstatim që i kishim tri palë zgjedhje, Kuvend të bllokuar dhe Qeveri në detyrë.”

Për seancën, ministri pati edhe kritika, për mënyrën se si sipas tij, po paraqitet ekzekutivi.

“Kërkesa e LDK-së për këtë seancë e paraqet Qeverinë sikur të kishte pasur kompetenca të plota, duke neglizhuar bllokadën në të cilën ndodheshim”, ka deklaruar Konjufca.

Deputetja e VV-së, Liza Gashi, ka pretenduar se Raporti i BE-së për këtë vit ka prezantuar edhe progresin e Kosovës gjatë këtij viti.

Në debatin e sotëm parlamentar, ku po diskutohet për këtë raport, ai ka thënë se përparimi është i pamohueshëm”.

“Për ne si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me aleatët tanë, ky debat parlamentar po ashtu është një mundësi e mirë për të prezantuar sukseset dhe përparimin e pamohueshëm të Republikës së Kosovës në rrugëtimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Gashi.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që raporti i Komisionit Evropian të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale.

Ai tha se raporti konstaton mungesë progresi në funksionimin e gjyqësorit dhe paralajmëron për ndikime politike e ekonomike në sistemin e drejtësisë.

“Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi se PDK-ja kërkon që askush të mos jetë mbi ligjin, ndërsa kërkoi raportim të rregullt të Qeverisë për zbatimin e rekomandimeve të KE-së.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare

Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare

Nga 12 centë në 159 euro për metër katror – rritja marramendëse e çmimit për projektimin e urave në Mitrovicë

Nga 12 centë në 159 euro për metër katror – rritja marramendëse e çmimit për projektimin e urave në Mitrovicë

Ndodh për herë të parë në gati 18 vjet: Pse i nominuari i Trumpit për ambasador dallon nga paraardhësit

Ndodh për herë të parë në gati 18 vjet: Pse i nominuari i Trumpit për ambasador dallon nga paraardhësit