Mohammed Shakaa, një adhurues i madh i Apple që jeton në Dubai, ka tërhequr vëmendjen me koleksionin e tij prej 53 iPhone-sh, nga modeli i parë deri te iPhone 18 Pro Max.

Raportohet se punonjësit e Apple e kishin kontaktuar një ditë më parë dhe i kishin kërkuar ta sillte koleksionin në dyqan, kur ai shkoi për të marrë dy njësi të telefonit të ri të palosshëm, iPhone Duo.
Shakaa ka gati 20 vjet që koleksionon telefonat e kompanisë, ndërsa disa modele i zotëron edhe në ngjyra të ndryshme.
“Mbledhja e iPhone-ve është hobi im dhe një sfidë personale. Kam pothuajse të gjithë koleksionin, nga gjenerata e parë deri te iPhone 18 Pro Max”, tha ai.
Shakaa tregoi se kishte pritur më shumë se tre vjet për telefonin e palosshëm të Apple.
Për të tretin vit radhazi, ai ka qenë ndër klientët e parë që marrin modelet e reja të kompanisë.
Tashmë, ai shpreson të ftohet në Kaliforni për të marrë pjesë në një prej eventeve të ardhshme të Apple dhe për të treguar pasionin e tij për produktet e markës. /Telegrafi/




