Julia Stiles kërkoi lejen e Michelle Williams për homazhin emocionues ndaj Heath Ledger

Julia Stiles kërkoi lejen e Michelle Williams për homazhin emocionues ndaj Heath Ledger

Julia Stiles kërkoi lejen e Michelle Williams për homazhin emocionues ndaj Heath Ledger

Julia Stiles kërkoi lejen e Michelle Williams përpara se t’i kushtonte një homazh emocional Heath Ledger në spektaklin “Dancing with the Stars”.

Sponsor 3M Express

Aktorja 45-vjeçare, e cila luajti përkrah Ledger në filmin “10 Things I Hate About You” të vitit 1999, zbuloi se kishte kontaktuar paraprakisht me Williams, partneren e ndjerë të aktorit dhe nënën e vajzës së tij. Ajo mori miratimin e saj për performancën kushtuar kujtimit të Ledger.

Stiles dhe partneri i saj në kërcim, Ezra Sosa, interpretuan një koreografi nën tingujt e këngës “Can’t Take My Eyes Off You”, të cilën personazhi i Ledger ia këndonte asaj në film, shkruan DailyMail.

Në fund, në ekran u shfaq një fotografi e dy aktorëve, ndërsa në skenë iu bashkuan edhe disa prej kolegëve të tyre nga filmi, mes tyre Joseph Gordon-Levitt, Gabrielle Union dhe Andrew Keegan.

Performanca u mbyll me një përqafim të përbashkët dhe mori 36 pikë nga 40 të mundshme.

Gjatë rrëfimit për miqësinë e tyre, Stiles e përshkroi Ledger si një person plot jetë, që e bënte atmosferën në sheshxhirim më të bukur për të gjithë.

Ajo tregoi se kishte mësuar shumë prej tij dhe se do të dëshironte të mund ta telefononte sërish për të biseduar si dikur.

Homazhi emocionoi publikun dhe fansat, të cilët ndanë reagimet e tyre në rrjetet sociale. Stiles shpjegoi gjithashtu se kishte dashur që në këtë moment të përfshihej i gjithë kasti i filmit, për të nderuar së bashku kujtimin dhe trashëgiminë artistike të aktorit, i cili ndërroi jetë në vitin 2008. /Telegrafi/

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Julia Stiles kërkoi lejen e Michelle Williams për homazhin emocionues ndaj Heath Ledger | Momenti