Johnny Depp flet për rikthimin në Hollywood pas gati 10 vjetësh: Ishte një lloj pushimi

Johnny Depp flet për rikthimin në Hollywood pas gati 10 vjetësh: Ishte një lloj pushimi

Johnny Depp flet për rikthimin në Hollywood pas gati 10 vjetësh: Ishte një lloj pushimi

Aktori i njohur Johnny Depp ka komentuar rikthimin e tij në produksionet e mëdha filmike të Hollywoodit, pas një periudhe gati dhjetëvjeçare larg tyre, duke e cilësuar këtë kohë si “një lloj pushimi”, që sipas tij nuk ishte aspak e keqe.

Sponsor 3M Express

Depp foli për këtë periudhë gjatë premierës londineze të filmit të tij më të ri, “Ebenezer”, një produksion fantastik me elemente të errëta gotike, i bazuar në veprën e njohur të shkrimtarit Charles Dickens, “A Christmas Carol” (Këngë Krishtlindjesh), botuar në vitin 1843.

Në këtë film, aktori interpreton Ebenezer Scrooge, një biznesmen koprrac, jeta e të cilit ndryshon pasi përballet me vizione nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Këto përvoja i japin atij mundësinë të reflektojë për veprimet e tij, të ndryshojë rrugën e jetës dhe të kërkojë falje.

Depp ka treguar se personazhi i Scrooge e ka intriguar që nga fëmijëria, ndërsa rikthimi te vepra e Dickensit i ka zbuluar një dimension shumë më të thellë të saj.

“Scrooge është një personazh që më ka magjepsur që kur isha fëmijë. E njihja mirë veprën, por kur fillon të analizosh çdo fjali dhe çdo kuptim të Dickensit, zbulon një botë shumë më të thellë dhe komplekse. Besoj se është romani i tij më i mirë”, u shpreh aktori.

Regjisori i filmit, Ti West, ka thënë se mënyra se si Depp iu qas personazhit e bindi se aktori ishte zgjedhja e duhur për këtë rol. Ai pranoi se fillimisht kishte pasur disa rezerva për përfshirjen e tij në projekt, por bashkëpunimi ia largoi të gjitha dyshimet.

“Ai është shumë i qetë dhe ka një aftësi të natyrshme për të kuptuar njerëzit dhe për të përvetësuar mënyrën e tyre të sjelljes. Mund të hynte dhe të dilte nga personazhi në mënyrë të jashtëzakonshme. Çdo ditë ishte një surprizë, por gjithmonë një kënaqësi”, ka thënë West.

Përveç Deppit, në film interpretojnë edhe aktorët e njohur Rupert Grint, Andrea Riseborough, Sam Claflin, Daisy Ridley dhe Ian McKellen.

“Ebenezer” pritet të shfaqet në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe më 13 nëntor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kurti me mesazh për udhëheqjen e re serbe: Njiheni realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kurti nga Parisi: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kurti nga Parisi: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kastrati: Edhe 15 vjet pas rastit të vajzës sime, neglizhenca institucionale vazhdon

Kastrati: Edhe 15 vjet pas rastit të vajzës sime, neglizhenca institucionale vazhdon