Jo vetëm vrasje e dhunë, GTA 6 përfshin nuditet, drogë dhe striptizëm

Jo vetëm vrasje e dhunë, GTA 6 përfshin nuditet, drogë dhe striptizëm

Jo vetëm vrasje e dhunë, GTA 6 përfshin nuditet, drogë dhe striptizëm

Video-loja e shumëpritur “Grand Theft Auto VI” po tërheq vëmendjen e miliona lojtarëve në mbarë botën, por përmbajtja e saj ka ngritur shqetësime për ekspozimin e fëmijëve dhe adoleshentëve ndaj skenave të papërshtatshme për moshën e tyre.

Sponsor 3M Express

E njohur për dhunën dhe lirinë që u ofron lojtarëve për të kryer veprime kriminale në botën virtuale, seria GTA në versionin e saj të gjashtë përfshin edhe përmbajtje të tjera për të rritur.

Në “GTA VI”, lojtarët përballen me skena nuditeti, përmbajtje seksuale, konsum të drogës dhe gjuhë të papërshtatshme. Bota virtuale e Vice City përfshin gjithashtu klube nate, ku shfaqen skena striptizi, ndërsa protagonistët Lucia dhe Jason zhvillojnë aventurat e tyre në një ambient të mbushur me përmbajtje për të rritur.

Përveç këtyre elementeve, loja përmban edhe skena të dhunshme, gjakderdhje, torturë, humor të rëndë dhe përmbajtje që lidhet me dëmtimin e kafshëve.

Shqetësime për përmbajtjen e lojës janë ngritur edhe në Korenë e Jugut, ku Bordi i Vlerësimit të Lojërave ka shqyrtuar elementet e nuditetit dhe përmbajtjes seksuale, përpara se ta klasifikonte atë vetëm për të rritur, me kufizim moshe 19+.

Ekspertët e sigurisë së fëmijëve kanë paralajmëruar prindërit që të kenë kujdes me qasjen e të miturve në këtë video-lojë, duke theksuar se përmbajtja e saj nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe adoleshentët e rinj.

Për këtë arsye, prindërit këshillohen të kontrollojnë klasifikimin e moshës dhe përmbajtjen e lojërave që përdorin fëmijët e tyre, në vend që të bazohen vetëm në popullaritetin e tyre në internet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rutte u bën thirrje aleatëve të NATO-s të mos e lënë Ukrainën pa ndihmë: Putini nuk duhet të fitojë

Rutte u bën thirrje aleatëve të NATO-s të mos e lënë Ukrainën pa ndihmë: Putini nuk duhet të fitojë

Haxhiu: Brenda javës pritet nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara

Haxhiu: Brenda javës pritet nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara

Shoku pas lindjes, katër nga pesë nëna kanë simptoma të ngjashme me PTSD-në

Shoku pas lindjes, katër nga pesë nëna kanë simptoma të ngjashme me PTSD-në