Jo vetëm si fitues i “Topit të Artë”, Harry Kane tërhoqi vëmendje edhe me orën luksoze në ceremoninë e ndarjes së çmimeve – vlera është marramendëse

Harry Kane përjetoi një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, duke fituar çmimin “Topi i Artë 2026″ në ceremoninë e mbajtur në London Palladium.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Bayern Munichut, i cili më herët gjatë mbrëmjes u nderua edhe me çmimin “Sulmuesi më i mirë i vitit”, arriti të mposhtë konkurrencën e emrave të njohur, përfshirë Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin.

Kane mbërriti në ceremoni së bashku me bashkëshorten e tij, Katie Goodland.

Harry Kane

Të dy ishin veshur me të zeza, ndërsa futbollisti kishte zgjedhur një kostum elegant bardhezi.

Megjithatë, vëmendjen e mori edhe ora luksoze që mbante në kyçin e dorës.

Bëhet fjalë për një model tepër të rrallë të Rolex Sapphire Daytona, të punuar nga ari i bardhë 18-karatësh dhe i zbukuruar me 36 safirë blu rreth kornizës.

Vlera e saj e përllogaritur raportohet të jetë rreth 1.2 milionë euro, duke e bërë atë një nga aksesorët më të kushtueshëm të futbollistit.

Harry Kane me bashkëshorten

Për një mbrëmje kaq të veçantë, Kane duket se kishte zgjedhur jo vetëm veshjen më elegante, por edhe një prej orëve më të shtrenjta në koleksionin e tij.

Pas fitimit të çmimit, sulmuesi u shpreh mirënjohës për rrugëtimin e tij, duke kujtuar vështirësitë që kishte kaluar në fillimet e karrierës.

Ai pranoi se jo shumë njerëz, madje as vetë ai, do ta kishin parashikuar se do të arrinte deri këtu.

Ora e Harry Kane

Kane theksoi se suksesi i tij erdhi falë punës së palodhshme, vendosmërisë dhe besimit në vetvete, duke shtuar se edhe pas arritjeve të mëdha, përfshirë fitimin e “Topit të Artë”, synimi i tij mbetet të përmirësohet vazhdimisht. /Telegrafi/

Harry me bashkëshorten

Lexo edhe

“Arlinda u vra me sëpatë, e këta në xhipa të zinj” – qytetari revoltohet pasi ia bllokojnë rrugën

“Arlinda u vra me sëpatë, e këta në xhipa të zinj” – qytetari revoltohet pasi ia bllokojnë rrugën

GLPS vlerëson Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

GLPS vlerëson Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Van Gaal shpërthen ndaj UEFA-s: Mendon vetëm për paratë

Van Gaal shpërthen ndaj UEFA-s: Mendon vetëm për paratë