Jetonte i vetëm, gjendet pa shenja jete në shtëpi 69-vjeçari në Leposaviq – Policia nis hetimet për vdekje të dyshimtë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në fshatin Zavratë të Leposaviqit, ku dyshohet se kishte ndërruar jetë në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Rasti ka vënë në lëvizje Policinë dhe ekipet mjekësore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Miroslav Milunovic, i lindur në vitin 1957, i cili jetonte i vetëm.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti është raportuar më 25 tetor 2026, rreth orës 08:50, kur Policia ka pranuar një njoftim nga Shtëpia e Shëndetit në Leposaviq se një person në fshatin Zavratë dyshohej se kishte ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit policorë dhe ekipi mjekësor.

Me të mbërritur në lokacion, ata kanë gjetur 69-vjeçarin pa shenja jete.

Rreth orës 09:40, mjeku kujdestar i Shtëpisë së Shëndetit në Leposaviq ka konstatuar zyrtarisht vdekjen e tij.

Për rastin janë angazhuar edhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për dokumentimin e rrethanave në vendin ku është gjetur viktima.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

Me udhëzim të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende, ndërsa pritet që ekzaminimet mjekoligjore të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë rekomandohen në ditë?

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë rekomandohen në ditë?

CRTA: Dita e zgjedhjeve në Serbi u shoqërua me presione dhe parregullsi

CRTA: Dita e zgjedhjeve në Serbi u shoqërua me presione dhe parregullsi

BE-ja shpreh shqetësim për dhunën në vendvotimet në Serbi, bën thirrje për qetësi

BE-ja shpreh shqetësim për dhunën në vendvotimet në Serbi, bën thirrje për qetësi