Jensen Huang rikthehet në Nvidia, Kina e sheh si fitore ndaj Trumpit

Jensen Huang rikthehet në Nvidia, Kina e sheh si fitore ndaj Trumpit

Jensen Huang rikthehet në Nvidia, Kina e sheh si fitore ndaj Trumpit

Rikthimi i Jensen Huang në krye të kompanisë Nvidia ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, përfshirë edhe Kinën, ku lajmi është bërë postimi më i komentuar në rrjetin social Weibo, platforma më e madhe sociale në vend.

Sponsor 3M Express

Shumica e përdoruesve janë shprehur të kënaqur me rikthimin e miliarderit me ndikim të madh, i cili më herët kishte deklaruar se e donte Kinën, shkruan BBC.

Disa përdorues madje kanë vënë në pikëpyetje faktin se pse, në videon e rikthimit në selinë e Nvidia-s, ai nuk kishte veshur njërën prej xhaketave të tij prej lëkure.

Megjithatë, për shumë të tjerë, rikthimi i Huang, i cilësuar si një nga kthesat më të mëdha të papritura, shihet si një konfirmim i qëndrimit të Kinës.

Edhe mediet shtetërore kineze e kanë paraqitur këtë çështje si një fushatë shpifjesh të organizuar nga qarqet në Uashington që mbështesin një qëndrim të ashpër ndaj Kinës.

“Global Times”, një medium në shërbim të Partisë Komuniste, e ka cilësuar atë si një “gjueti shtrigash”.

Tani, Shtëpia e Bardhë dhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump, kanë deklaruar se Huang nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare, ndonëse hetimet për pretendimet e spiunazhit janë ende në vazhdim.

Fakti që rikthimi i Huang ndodhi menjëherë pas takimeve të javës së kaluar mes Xi dhe Trump në Shenzhen mund të shihet si shenjë se angazhimi i drejtpërdrejtë është mënyrë efektive për të ndikuar në Uashington.

Kjo ngjarje ka përforcuar gjithashtu bindjen e zyrtarëve kinezë se në Uashington ekzistojnë dy kampe: ata që kërkojnë të kufizojnë qasjen e Kinës në teknologjitë më të avancuara për arsye të sigurisë kombëtare dhe të tjerët, si Huang, që besojnë se kufizime të tilla nuk do t’i ndalin ambiciet e Pekinit.

Huang ka argumentuar vazhdimisht se kontrollet amerikane të eksporteve do t’i detyrojnë kompanitë kineze, si Huawei, të zhvillojnë alternativa të pavarura, duke i përjashtuar njëkohësisht kompanitë amerikane nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Përkundrazi, shitja e çipave të avancuar do të mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjeve mes SHBA-së dhe Kinës, veçanërisht ndërsa të dyja palët përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare para takimit të ardhshëm Trump-Xi, që pritet të mbahet në dhjetor.

Byroja Amerikane e Industrisë dhe Sigurisë po i ashpërson kufizimet, duke synuar jo vetëm eksportin e drejtpërdrejtë të çipave të avancuar drejt Kinës, por edhe mundësinë që kompanitë kineze të shfrytëzojnë fuqinë kompjuterike në qendrat e të dhënave jashtë vendit.

Pekini tashmë e di se Trump është aq i shqetësuar për tregun e aksioneve, saqë është i gatshëm të ndërhyjë edhe në vendimet e burimeve njerëzore të kompanisë më të madhe në botë.

Presidenti amerikan ka investuar personalisht edhe në Nvidia, ndonëse Shtëpia e Bardhë ka theksuar se bizneset e tij janë vendosur në një fond mirëbesimi, të menaxhuar nga djemtë e tij.

Kina tashmë e ka shfrytëzuar ndikimin e saj të madh mbi tregun e metaleve të rralla për ta sjellë SHBA-në në tryezën e negociatave tregtare, transmeton Klankosova.tv.

Kompanitë amerikane, nga prodhuesit e veturave e deri te firmat e mbrojtjes dhe prodhuesit e çipave, varen nga këto metale të rralla.

Ajo që Kina ka kuptuar është se përpara saj ka sfida të tjera në përpjekjen për të ndërtuar atë që e quan një “marrëdhënie strategjike konstruktive” me SHBA-në.

Zhvillimet e ardhshme do të varen edhe nga mënyra se si do të përfundojë çështja e Jensen Huang, pasi ajo është larg përmbylljes.

Huang pritet të dëshmojë para Kongresit muajin e ardhshëm, ndërsa në janar, Kongresi i kontrolluar nga demokratët pritet të shtojë presionin.

Lexo edhe

Pamje ekskluzive: Si ndodhi vrasja në Suharekë para syve të bashkëshortes dhe fëmijës së viktimës?

Pamje ekskluzive: Si ndodhi vrasja në Suharekë para syve të bashkëshortes dhe fëmijës së viktimës?

Artistë nga Kosova dhe Shqipëria bashkohen në Javën Kulturore në Tropojë

Artistë nga Kosova dhe Shqipëria bashkohen në Javën Kulturore në Tropojë

Fabrizio Romano konfirmon lajmin e madh: Man United synon tri përforcime në janar

Fabrizio Romano konfirmon lajmin e madh: Man United synon tri përforcime në janar