Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas skandalit me dy lidhje jashtëmartesore

Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas skandalit me dy lidhje jashtëmartesore

Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas skandalit me dy lidhje jashtëmartesore

Jensen Huang ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të kompanisë gjigante të inteligjencës artificiale, Nvidia, pas publikimit të raportimeve për dy lidhje jashtëmartesore, njëra prej të cilave dyshohet se ishte me një grua të akuzuar për spiunazh në favor të Kinës, raporton France 24.

Sponsor 3M Express

Largimi i Huangut shënon fundin e drejtimit të tij 33-vjeçar në kompaninë që e bashkëthemeloi dhe e shndërroi në një nga fuqitë më të mëdha globale në industrinë e inteligjencës artificiale.

Detyrën e drejtoreshës ekzekutive të përkohshme do ta marrë drejtoresha financiare e kompanisë, Colette Kress, deri në emërimin e një pasuesi të përhershëm. Huang ka hequr dorë edhe nga pozita e tij në bordin drejtues.

Skandali shpërtheu pas raportimeve se 63-vjeçari, i martuar prej më shumë se 40 vjetësh me Lori Huang, kishte pasur dy lidhje jashtëmartesore.

Njëra prej tyre, sipas raportimeve, ishte me Alice Huang, ish-drejtuese e lartë në kompaninë Megaspeed, me seli në Singapor. Ajo dyshohet se ka lidhje me Ministrinë e Sigurimit të Shtetit të Kinës, pretendime që thuhet se ishin përfshirë edhe në një memorandum të inteligjencës amerikane.

Ndërkaq, The New York Times raportoi për një lidhje të dytë të Huangut me Kimberly Powell, zëvendëspresidente e Nvidia-s për sektorin e kujdesit shëndetësor.

Raportimet kanë nxitur reagime brenda kompanisë, ndërsa bordi i Nvidia-s kishte paralajmëruar hetim lidhur me dyshimet se Huang mund të ishte bërë objektiv i një operacioni të inteligjencës së huaj.

Ndërkohë, aksionet e Nvidia-s kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa aksionarët kanë ngritur edhe padi kolektive kundër Huangut dhe kompanisë, duke pretenduar se investitorëve nuk u ishin zbuluar informacione të rëndësishme lidhur me marrëdhëniet e tij.

Largimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për industrinë e inteligjencës artificiale, ku Nvidia ka një rol kyç në furnizimin me çipa për zhvillimin e kësaj teknologjie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nga tre në tetë milionë- Historiku i tenderit të dyshimtë për kurdisje i KOSTT’it për Hitachi Energy, drejtorin e së cilës VV’ja po e quan “baxhanak i Abdixhikut”

Nga tre në tetë milionë- Historiku i tenderit të dyshimtë për kurdisje i KOSTT’it për Hitachi Energy, drejtorin e së cilës VV’ja po e quan “baxhanak i Abdixhikut”

Kurti përmendi 171 mjekë të kthyer, Oda e Mjekëve e kundërshton me shifra: Vetëm 40 në tetë vjet, 521 të papunë

Kurti përmendi 171 mjekë të kthyer, Oda e Mjekëve e kundërshton me shifra: Vetëm 40 në tetë vjet, 521 të papunë

Shtëpia botuese Dukagjini hap thirrjen DUKËSHKENCË: fton nxënësit e klasave 1-9 të krijojnë projekte praktike shkencore

Shtëpia botuese Dukagjini hap thirrjen DUKËSHKENCË: fton nxënësit e klasave 1-9 të krijojnë projekte praktike shkencore