Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka vizituar të dielën kafenenë “Coffee Unique”, në Bronxville të New Yorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kafeneja është në pronësi të gazetarit Adrian Kamberi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në SHBA, shkruan Telegrafi.
Vizita e yllit botëror në lokalin e shqiptarit nga Kosova është bërë e ditur përmes pamjeve filmike, në të cilat shihet prania e saj në “Coffee Unique”.
Qëndrimi i Lopez në këtë kafene ka tërhequr vëmendje, duke qenë se bëhet fjalë për një nga emrat më të njohur të industrisë ndërkombëtare të muzikës dhe filmit.
Jennifer Lopez ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndër vite, duke u afirmuar si këngëtare, aktore dhe interpretuese. Ajo konsiderohet ndër figurat më të njohura të skenës botërore të argëtimit./Telegrafi/




