Java shi dhe temperatura të ulëta në Kosovë

Java shi dhe temperatura të ulëta në Kosovë

Java shi dhe temperatura të ulëta në Kosovë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat gjatë javës do të jenë relativisht të ulëta, me ato maksimale që do të lëvizin nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

Dita e parë e javës do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, ndërsa në disa zona mund të ketë reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 5 deri në 11 gradë.

Sponsor 3M Express

Të martën pritet mot i vranët me reshje shiu në pjesë të ndryshme të vendit. Në viset e larta malore parashihen reshje të përziera shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të zbresin nga 0 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6 deri në 8 gradë Celsius.

Edhe gjatë së mërkurës do të ketë vranësira të shumta, ndërsa në disa zona priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 5 deri në 9 gradë.

Të enjten moti do të vazhdojë të jetë kryesisht i vranët, me temperatura të ulëta. Temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 8 gradë.

Në ditën e fundit të javës së punës, krahas vranësirave, pritet të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 7 deri në 11 gradë.

Kushtet biometeorologjike, të pafavorshme për qytetarët

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet biometeorologjike gjatë javës pritet të jenë të pafavorshme, si pasojë e vranësirave, reshjeve dhe temperaturave të ulëta.

Ndryshimet atmosferike dhe lagështia e shtuar mund të ndikojnë më shumë te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit, veçanërisht te ata që vuajnë nga sëmundje kronike, reumatike dhe probleme të sistemit të frymëmarrjes.

Qytetarëve u rekomandohet të vishen më ngrohtë dhe të kenë kujdes gjatë ditëve me temperatura të ulëta dhe reshje shiu.

Sa u përket kushteve agrometeorologjike, ato pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për rimbushjen e lagështisë në tokë dhe zhvillimin e proceseve biologjike te kulturat bujqësore.

Reshjet e shiut do të kontribuojnë në përmirësimin e rezervave ujore në tokë, ndërsa temperaturat e ulëta do të ndikojnë në ngadalësimin e aktivitetit vegjetativ të bimëve.

Fermerëve u rekomandohet që periudhat pa reshje t’i shfrytëzojnë për përfundimin e punëve të mbetura të vjeshtës dhe përgatitjen e tokës për sezonin e ardhshëm bujqësor.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Trump paralajmëron Iranin: Lufta do të përfundojë shumë shpejt, ose me marrëveshje ose me forcë

Trump paralajmëron Iranin: Lufta do të përfundojë shumë shpejt, ose me marrëveshje ose me forcë

E hëna me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

E hëna me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona

Nëntë operime dhe një betejë që vazhdon – pacientja Saranda Jakupi rrëfen vështirësitë në përballjen me kancerin e gjirit

Nëntë operime dhe një betejë që vazhdon – pacientja Saranda Jakupi rrëfen vështirësitë në përballjen me kancerin e gjirit

Java shi dhe temperatura të ulëta në Kosovë | Momenti