“Janë forca shtytëse e Real Madridit”, Raphinha frikësohet nga dy yjet madrilenë

“Janë forca shtytëse e Real Madridit”, Raphinha frikësohet nga dy yjet madrilenë

“Janë forca shtytëse e Real Madridit”, Raphinha frikësohet nga dy yjet madrilenë

Raphinha ka paralajmëruar Barcelonën se mungesa e Vinicius Juniorit nuk do ta bëjë më të lehtë përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, duke vlerësuar njëkohësisht cilësitë e mesfushorit uruguaian Federico Valverde.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi brazilian theksoi se madrilenët kanë mjaft lojtarë që mund ta vendosin fatin e ndeshjes, pavarësisht mungesës së një prej yjeve kryesorë të tyre.

“Nuk mund të them se mungesa e tij do të jetë gjë e mirë për ne, sepse Real Madridi ka shumë lojtarë të aftë për të vendosur ndeshjet”.

“Është e vërtetë që Vini nuk do të jetë aty, por ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë dhe të bëjnë diferencën në një ndeshje të këtij niveli”.

Raphinha foli edhe për Valverden, duke e cilësuar uruguaianin si një futbollist të jashtëzakonshëm, i cili mund të japë kontribut të madh në disa pozita në fushë.

“Fede mund të depërtojë përpara nga mesfusha dhe t’i japë ekipit shumë mundësi kur luan si mbrojtës i krahut”.

“Në fund të fundit, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, që paraqitet shkëlqyeshëm në mesfushë dhe gjithashtu bën shumë mirë kur luan në krah”, vazhdoi sulmuesi i Barcelonës.

Në fund, Raphinha vlerësoi rëndësinë e Valverdes dhe Viniciusit për skuadrën madrilene, duke i cilësuar si dy nga lojtarët që i japin më shumë energji ekipit.

“Fede dhe Vini janë forca shtytëse e Real Madridit. Ata janë lojtarë që japin shumë përpjekje dhe punë për ekipin, pavarësisht pozitës në të cilën luajnë”, përfundoi braziliani.

Kujtojmë, “El Clasico” do të fillojë nga ora 21:00 në “Camp Nou”./Telegrafi/

Lexo edhe

Protestat në Barcelonë ngrenë alarmin para “El Clasico”-s, a rrezikohet zhvillimi i ndeshjes?

Protestat në Barcelonë ngrenë alarmin para “El Clasico”-s, a rrezikohet zhvillimi i ndeshjes?

Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e bashkuar synojnë tri ulëse

Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e bashkuar synojnë tri ulëse

Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, lëndohen nënë e bijë

Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, lëndohen nënë e bijë

“Janë forca shtytëse e Real Madridit”, Raphinha frikësohet nga dy yjet madrilenë | Momenti