Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u theksuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe mbështetja e vazhdueshme zvicerane në zhvillimin e vendit dhe forcimin e institucioneve.
Ministri Jagxhiu vlerësoi se ky partneritet krijon mundësi për zhvillimin e iniciativave të reja në fusha me interes të përbashkët.

“Në takim u diskutua në veçanti edhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte që përdorin të dhënat për të matur ndikimin e politikave publike, për të kuptuar rezultatet e tyre dhe për të mbështetur vendimmarrjen në dëshmi konkrete”, thuhet në njoftim.
Burimi: RTKLive




