Hetimet për dyshimet për ndërhyrje të huaja në zgjedhjet kombëtare të mbajtura këtë javë në Izrael janë zgjeruar edhe drejt Turqisë, e cila po shqyrtohet krahas Katarit për përfshirje të mundshme në fushata që synonin të ndikonin në procesin zgjedhor.

Sipas portalit izraelit Ynet, hetimi po përqendrohet në pretendimet për përpjekje të mundshme ndikimi nga të dyja shtetet.
Autoritetet po shqyrtojnë nëse janë zhvilluar fushata të koordinuara me synimin për të ndikuar në votim dhe në qëndrimet e publikut gjatë procesit zgjedhor, raporton Times of Israel.
Në hetime, sipas raportimeve të mediave izraelite, janë përfshirë edhe agjencia e inteligjencës së jashtme, Mossad, si dhe Shërbimi i Sigurisë së Brendshme i Izraelit, Shin Bet.
Përfshirja e këtyre dy institucioneve është raportuar në kuadër të hetimeve për ndërhyrje të mundshme të jashtme, të cilat nuk kufizohen vetëm te dyshimet për Katarin, por përfshijnë edhe Turqinë.
Megjithatë, deri më tani, bëhet fjalë për dyshime që janë duke u hetuar dhe jo për përfundime të konfirmuara se ka pasur ndërhyrje nga jashtë.
Si Katari, ashtu edhe Turqia i kanë mohuar akuzat për përfshirje në përpjekje për të ndikuar në procesin zgjedhor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




