Izraeli shkon në zgjedhje vendimtare, të përcaktuara nga siguria dhe demokracia

Izraeli shkon në zgjedhje vendimtare, të përcaktuara nga siguria dhe demokracia

Izraeli shkon në zgjedhje vendimtare, të përcaktuara nga siguria dhe demokracia

Izraelitët po u drejtohen kutive të votimit për atë që shumëkush e konsideron një nga zgjedhjet më vendimtare në historinë e vendit.

Sipas raportimeve, një numër rekord prej 70 mijë personash janë kthyer nga jashtë vendit për të votuar, ndërsa gjysmë milioni qytetarë do të votojnë për herë të parë.

Sponsor 3M Express

Sondazhet e publikuara të premten sugjerojnë se kryeministri aktual, Benjamin Netanyahu, është në një garë tejet të ngushtë me ish-shefin e ushtrisë, Gadi Eisenkot, për postin e kryeministrit.

Megjithatë, sipas parashikimeve, asnjëri nga blloqet e tyre politike nuk pritet të sigurojë 61 ulëset e nevojshme për formimin e një qeverie me shumicë parlamentare. Kjo do të thotë se vendin mund ta presin javë ose muaj negociatash politike.

Sistemi zgjedhor i përfaqësimit proporcional në Izrael ka bërë që qeveritë të formohen gjithmonë përmes koalicioneve. Gara për pushtet ka prodhuar edhe aleanca të papritura. Megjithatë, këto zgjedhje duken veçanërisht të ngushta, ndërsa palët kanë përcaktuar tashmë vijat e kuqe që nuk janë të gatshme t’i kalojnë, raporton BBC.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri pas fitimit të dy mandateve

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri pas fitimit të dy mandateve

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Izraeli shkon në zgjedhje vendimtare, të përcaktuara nga siguria dhe demokracia | Momenti