Ivan Toney deklarohet i pafajshëm për akuzën e sulmit, gjykimi caktohet për vitin 2028

Ivan Toney deklarohet i pafajshëm për akuzën e sulmit, gjykimi caktohet për vitin 2028

Ivan Toney deklarohet i pafajshëm për akuzën e sulmit, gjykimi caktohet për vitin 2028

Sulmuesi anglez Ivan Toney është deklaruar i pafajshëm për akuzën e sulmit, lidhur me një incident të pretenduar në një klub nate në Londër, në dhjetor të vitit 2025.

Sponsor 3M Express

Toney u paraqit të enjten para Gjykatës së Kurorës në Southwark, ku zyrtarisht mohoi akuzën ndaj tij. Gjykimi është caktuar të nisë më 12 qershor 2028.

Sipas raportimeve, incidenti kishte ndodhur në një klub nate dhe hapësirë koncertesh në qendër të Londrës, ku një debat mes futbollistit dhe Saber Da Silvas dyshohet se kishte përfunduar në përleshje fizike.

Ish-sulmuesi i Brentfordit dyshohet se e kishte goditur Da Silvan me kokë dhe më pas me disa grushte. Sipas raportimeve, ai kishte pësuar lëndime në hundë dhe gishta.

Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes brenda gjysmë ore dhe e kishte larguar Toney nga lokali. Futbollisti ishte akuzuar zyrtarisht në korrik të vitit 2026, pas një hetimi nga Policia Metropolitane.

Një zëdhënës i Toneyt kishte deklaruar më herët se futbollisti ishte i tronditur nga akuza dhe dëshironte ta dëshmonte pafajësinë e tij në gjykatë.

Gjykimi pritet të nisë vetëm tri ditë pas fillimit të Kampionatit Evropian 2028, i cili do të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Kjo mund të ndikojë në mundësinë e sulmuesit për të qenë pjesë e turneut, kur ai do të jetë 32-vjeçar.

Toney kishte shënuar 72 gola gjatë katër viteve te Brentfordi, përpara se në vitin 2024 të transferohej te Al-Ahli në Arabinë Saudite.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Carrick konfirmon nëse Fernandes do të vazhdojë të jetë kapiten i Man Utd

Carrick konfirmon nëse Fernandes do të vazhdojë të jetë kapiten i Man Utd

Dëmtuan financiarisht rreth katër mijë pacientë, spitali privat fitoi mbi 4 milionë euro – MPB jep detaje për aksionin kundër keqpërdorimeve në FSSH

Dëmtuan financiarisht rreth katër mijë pacientë, spitali privat fitoi mbi 4 milionë euro – MPB jep detaje për aksionin kundër keqpërdorimeve në FSSH

Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt