Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka propozuar, ndërsa gjykata ka marrë vendim që Iva Mihajllova, e akuzuar për vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, të gjykohet në mungesë, pasi ajo nuk është e kapshme për organet shtetërore.

Sponsor 3M Express

“Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, është marrë vendim që Iva Mihajllova, e akuzuar për vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, të gjykohet në mungesë, pasi ajo nuk është e kapshme për organet shtetërore”, njoftoi Prokuroria.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 9 nëntor 2026, në orën 09:00.

Rasti lidhet me aksidentin e rëndë të trafikut pranë Koçanit, në të cilin humbi jetën Besim Durmishi, ndërsa disa persona të tjerë u lënduan. Mihajllova akuzohet për veprën penale që lidhet me sigurinë në komunikacion.

Çështja mori vëmendje të madhe publike pas raportimeve se Mihajllova ishte larguar drejt Bullgarisë, ku, sipas deklarimeve të saj, kishte shkuar për trajtim mjekësor. Largimi i saj nga Maqedonia e Veriut ka nxitur reagime edhe për mundësinë e sigurimit të pranisë së saj në procedurën gjyqësore./Telegrafi/

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food