Islami: Banjska dhe Ibër-Lepenci, akte terroriste pas të cilave qëndron Serbia

Islami: Banjska dhe Ibër-Lepenci, akte terroriste pas të cilave qëndron Serbia

Islami: Banjska dhe Ibër-Lepenci, akte terroriste pas të cilave qëndron Serbia

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka akuzuar Serbinë për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë dhe në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

Në një reagim pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Islami ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për përpjekjet që, sipas tij, ta minimizojë sulmin në Banjskë dhe ta paraqesë atë si një incident të izoluar.

Sponsor 3M Express

Islami ka theksuar se armatimi i konfiskuar në vendin e ngjarjes, i prodhuar në fabrikat ushtarake serbe, ngre pikëpyetje për pretendimet e Gjuriqit se institucionet shtetërore të Serbisë nuk kanë qenë të përfshira në këtë ngjarje.

Ai ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai ndaj kanalit të Ibër-Lepencit plotësojnë kushtet për t’u cilësuar si akte terroriste, duke pretenduar se pas tyre qëndron shteti serb me mekanizmat e tij.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sadiku i jep fund karrierës si futbollist, nis një kapitull të ri në Zvicër

Sadiku i jep fund karrierës si futbollist, nis një kapitull të ri në Zvicër

Kurti takon përfaqësuesit e Bujanocit, jep mbështetje për shqiptarët në Luginë

Kurti takon përfaqësuesit e Bujanocit, jep mbështetje për shqiptarët në Luginë

Protestat në Tiranë “janë dhunë e orkestruar”, Rama i lidh me ekstremistët e majtë

Protestat në Tiranë “janë dhunë e orkestruar”, Rama i lidh me ekstremistët e majtë