Alban Zekaj, familjari i ngushtë i Arlinda Zekajt, e cila u vra mizorisht në Vitomiricë të Pejës, ka publikuar një dedikim prekës, duke shprehur dhimbjen e madhe pas humbjes së saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e ka të vështirë të shkruajë për vrasjen e Arlindës, ndërsa i është drejtuar asaj me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen e thellë për humbjen e 49-vjeçares.
“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tënde”, ka shkruar ai në dedikimin e tij, transmeton Klankosova.tv.
Në fund të mesazhit, familjari i së ndjerës ka shprehur shpresën që të takohen sërish në Xhenet.
Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, ndërsa rasti ka nxitur reagime dhe thirrje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përgjegjësi institucionale.




