Ish-lojtari i Man Utd zbulon gjobat në Ligën Premier: Ja sa paguajnë yjet për një karton të verdhë

Ish-lojtari i Man Utd zbulon gjobat në Ligën Premier: Ja sa paguajnë yjet për një karton të verdhë

Ish-lojtari i Man Utd zbulon gjobat në Ligën Premier: Ja sa paguajnë yjet për një karton të verdhë

Ben Foster ka zbuluar se sa gjobiten futbollistët e Ligës Premier kur ndëshkohen me karton të verdhë gjatë një ndeshjeje.

Sponsor 3M Express

Ish-portieri i Manchester Unitedit ka treguar disa detaje pak të njohura nga jeta e futbollistëve profesionistë, duke zbuluar se gjoba për një karton të verdhë është e njëjtë në çdo nivel të futbollit anglez.

Sipas rregullave të Federatës Angleze të Futbollit (FA), një futbollist paguan rreth 12 euro për një karton të verdhë, pavarësisht nëse luan në ligat amatore apo në elitën e futbollit anglez. Kështu, një yll që fiton miliona euro përballet me të njëjtën gjobë si një futbollist amator.

Kjo temë u diskutua në episodin e fundit të podcastit të Fosterit, Fozcast, ku bashkëprezantuesi Tom Ochoa kritikoi futbollistët që, pas vërshëllimës së gjyqtarit, e largojnë topin disa metra dhe ndëshkohen me karton të verdhë.

Foster, 43-vjeçar, iu përgjigj duke zbuluar shumën e gjobës.

“Nëse do ta bësh, atëherë merre një karton të verdhë siç duhet. Duhet të paguash rreth 12 euro për të. Edhe profesionistët e paguajnë, sepse është gjobë e FA-së”, deklaroi ish-portieri i Manchester Unitedit.

Ndërkohë, Ben Tozer, legjendë e Wrexhamit, ndërhyri duke zbuluar se gjoba për kartonin e kuq shkon në rreth 60 deri në 70 euro.

Foster shtoi se gjoba duhet të paguhet në çdo rast, duke e cilësuar largimin e topit pas vërshëllimës si një veprim të papjekur./Telegrafi/

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Ish-lojtari i Man Utd zbulon gjobat në Ligën Premier: Ja sa paguajnë yjet për një karton të verdhë | Momenti