Ish-kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala, i ka kërkuar falje ish-anëtares së Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje, Ajrina Gashi-Hamdiu, për “çfarëdo keqkuptimi” lidhur me shprehjen vulgare me përmbajtje seksuale që ai e kishte përdorur ndaj saj.
“Jo, zyrtarisht unë i kërkoj falje për çfarëdo keqkuptimi që mund ta ketë marrë ajo prej meje”, ka theksuar ai.

Gjatë debatit në emisionin Debat Plus, Gashi-Hamdiu ka thënë se ia pranon kërkimfaljen vetëm për faktin se ai është baba i dy vajzave.
Megjithatë, Shala ka vazhduar të mohojë se e kishte thënë shprehjen në kuptimin që po i atribuohet nga ana e saj, duke pretenduar se biseda kishte qenë private dhe kishte ndodhur jashtë mbledhjeve, kur diktafoni i sekretarit kishte mbetur i ndezur.
Burimi: Dukagjini




