Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Bajrami, i ka dalë në mbrojtje deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, lidhur me debatet për Ligjin për Gjykatën Speciale.

Përmes një reagimi, Bajrami ka thënë se Gruda po përballet me kritika dhe akuza të ndryshme lidhur me këtë çështje, duke e cilësuar pozitën në të cilën është vendosur si të padrejtë.
Ai i ka bërë thirrje Grudës që të mos ndikohet nga këto reagime dhe të ndihet krenar për qëndrimin e tij.
“Përparim Gruda, po më vjen keq që për arsyen se ne i dimë, po duhet t’i tolerojmë intrigat dhe konspiracionet që po ‘ziejnë’ rreth ligjit. Je vendosur padrejtësisht në këtë pozitë dhe të ka rënë hise të durosh lloj-lloj pallavrash. Por, mbaje kokën lart dhe ndjehu krenar!”, ka shkruar Bajrami.
Në fund të reagimit, ai i ka dhënë mbështetje Grudës edhe për një garë të mundshme për kryetar të PDK-së, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga kjo pozitë.
“Edhe bëhu gati për garë!”, ka përfunduar Bajrami.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




