Spekulant, abuzues, mashtrues me taksat, tashmë i provuar nga shumë institucione shtetërore dhe private, Irfan Hysenbelliu po kërkon t’i zhvasë shtetit shqiptar deri në 600 milionë euro.
CNA ka mundur të sigurojë një material të plotë investigues, jo vetëm për kompanitë e Irfan Hysenbelliut dhe deklarimet e shumë personave në lidhje me pushtetin e tij që i vjen nga media dhe sulmet e tij kriminale ndaj zyrtarëve të shtetit shqiptar për interesat e tij personale, për të mos paguar taksat, për të ndërtuar pa leje, për të marrë dhe shfrytëzuar prona publike me qira qesharake dhe dhjetëra fakte që shkojnë deri te lidhjet e familjarëve të tij me aferën “CEZ DIA”

CNA do të sjellë deklarimet e personave që kanë qenë në krah të Irfan Hysenbelliut, të cilët deklarojnë se janë nxitur për të dhënë zarfe, duke shkuar më tej tek audituesit e kompanisë, drejtuesit e saj deri te këshilltarët apo personazhet që flasin dhe zbërthejnë fytyrën e vërtetë të Irfan Hysenbelliut.
Në një material të plotë, CNA.al do të tregojë se si nëpërmjet firmës ligjore “William Hale”, e cila ka ofruar bashkëpunim edhe për gjetjen e investitorëve për këtë çështje pasi vlera e procesit mund të shkojë deri në 7 milionë euro.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, të cilat do të publikohen në vijim me video, flitet se aktualisht ka bisedime me kompaninë “Blank Rome”, një kompani në SHBA dhe gjithashtu po bashkëpunon me kompaninë “Omni” në Angli.
Gjithashtu, në material flitet edhe për skemën “Beccheti”, i cili quhet edhe profesionist i zoti, por edhe një manipulator.
Sipas materialit ekskluziv që do të publikohet nga CNA, gjithashtu flitet edhe për kompaninë “FTI”. Më pas ne do të zbulojmë një raport të manipuluar në favor të Hysenbelliut, që sipas deklaruesve flitet për shuma të shtuara në 500 milionë për të pasur një marrëveshje që do të shkojë nga 150-200 milionë euro.
CNA do të zbërthejë edhe skemën e manipulimit që shkon deri te sjellja e arbitrave në Tiranë, do të zbërthejë emra avokatësh, studiosh ligjore, do të sjellim intervista me zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të Irfan Hysenbelliut që do të tregojnë se si ka funksionuar rrjeta e një merimange që Irfan Hysenbelliu me skemat dhe skenarët e tij t’i kërkojë shtetit shqiptar 600 milionë euro, për t’u marrë më pas shqiptarëve një shumë rreth 200 milionë euro, vlera që Irfani do të pranonte, sipas asaj që CNA ka siguruar.
Ne po publikojmë një foto deri në publikimin e disa videove, të cilat do të rrëzojnë rrjetën e merimangës dhe do të pastrojnë çdo mjegull që po ngrihet në lidhje me çështjen e një individi abuzues që nuk paguan taksat dhe nëpërmjet mediave të tij, shkon deri te lidhjet e prokurorëve për të mbyllur çështjet që ka me shtetin shqiptar.
CNA.al është një nga mediat që prej vitesh, nga 2014 e në vazhdim, ka bërë me dhjetëra denoncime për Irfan Hysenbelliun dhe skandalet e tij, por jo vetëm.
Edhe për shumë nga mediat kryesore në vend që duket sikur nga njëra anë i shërbejnë publikut, por nga ana tjetër mbushin xhepat, nuk paguajnë taksat, shfrytëzojnë pronat publike, apo marrin flamurin e opozitarit dhe gjoja protestuesit, kur, në fakt, pas mjegullës duket qartë se kërkohen fitime qindra milionë euro mbi abuzime, manipulime, blerje, pazare, të cilat duan të gjunjëzojnë shtetin dhe të tërheqin zvarrë pushtetin.
Ne do të fillojmë nga sot publikimin e videove në mënyrë të vazhdueshme në shqip dhe anglisht për t’i dhënë këtij rasti jehonën e duhur ndërkombëtare që askush të mos guxojë t’i vendosë gjoba shtetit shqiptar në mënyrë kriminale apo që shqiptarët e shkretë të paguajnë qindra miliona euro si në rastin “Beccheti”, i cili mundi të fitojë 110 milionë euro për shkak të “sms”-ve komprometuese të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të cilat po paguajnë shqiptarët.
Ndërkohë Irfan Hysenbelliu ndërton pa leje, nuk paguan taksa dhe hap procese duke kërkuar 600 milionë euro dhe për të shkuar në një pazar deri në 200 milionë euro.
Burimi: Dukagjini




