IPK-ja suspendon 11 policë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt

IPK-ja suspendon 11 policë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt

IPK-ja suspendon 11 policë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar 11 zyrtarë policorë në kuadër të veprimeve që po ndërmerren lidhur me trajtimin e rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor, mëson Dukagjini.

Suspensionet vijnë pas nisjes së veprimeve hetimore dhe verifikuese për të shqyrtuar mënyrën se si Policia e Kosovës i trajtoi raportimet e Zekajt, e cila kishte ngritur shqetësime për sigurinë e saj.

Sponsor 3M Express

Siç kishte bërë të ditur më herët IPK-ja për Dukagjinin, veprimet po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe synojnë verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë.

Në kuadër të këtij procesi, po shqyrtohen edhe shqetësimet e ngritura në media lidhur me komunikimin e zyrtarëve policorë me viktimën, kohën e reagimit dhe trajtimin e raportimeve të saj.

Qëllimi i hetimeve është të vlerësohet nëse veprimet policore kanë qenë në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi, si dhe të identifikohen përgjegjësitë eventuale individuale dhe institucionale.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera për identitetin e 11 zyrtarëve të suspenduar apo funksionet e tyre në trajtimin e rastit.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa tri ditë para vrasjes u kishte shkruar institucioneve, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

IPK-ja nis hetimet për mënyrën si Policia i trajtoi rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Pas debatit për ninullat tradicionale, Xhuli Nura tregon çfarë i këndon vajzës së saj: Qika jem, ty të ka nana mbretëreshë

Pas debatit për ninullat tradicionale, Xhuli Nura tregon çfarë i këndon vajzës së saj: Qika jem, ty të ka nana mbretëreshë

E konfirmon edhe Zvicra: Bashkë me Gjermaninë ndajnë 2.1 milionë euro për arsimin profesional në Kosovë, përfitojnë mbi 700 studentë

E konfirmon edhe Zvicra: Bashkë me Gjermaninë ndajnë 2.1 milionë euro për arsimin profesional në Kosovë, përfitojnë mbi 700 studentë

“Ajo kishte të drejtë të kërkonte siguri në shtëpinë e vet”, protestuesit vendosin mesazhe në objektin e Ministrisë së Drejtësisë

“Ajo kishte të drejtë të kërkonte siguri në shtëpinë e vet”, protestuesit vendosin mesazhe në objektin e Ministrisë së Drejtësisë