Intervistimi i Ramës, Prokuroria Speciale jep detaje

Intervistimi i Ramës, Prokuroria Speciale jep detaje

Intervistimi i Ramës, Prokuroria Speciale jep detaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku është marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit në kuadër të hetimeve për rastin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se intervistimi është zhvilluar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sponsor 3M Express

“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, Prokuroria Speciale ju njofton se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që Prokuroria është duke i zhvilluar në rastin penal ‘Arkitekti i Kryeqytetit’, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Një protestues sulmohet fizikisht gjatë protestës në Pejë, arrestohen dy persona

Një protestues sulmohet fizikisht gjatë protestës në Pejë, arrestohen dy persona

FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor

FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor

Emigrantja shqiptare Alma Sarelli kandidon për Senatin e Shtetit të Connecticutit

Emigrantja shqiptare Alma Sarelli kandidon për Senatin e Shtetit të Connecticutit