Interneti në Maqedoni po përhapet, por 9% e amvisërive mbeten pa qasje

Interneti në Maqedoni po përhapet, por 9% e amvisërive mbeten pa qasje

Interneti në Maqedoni po përhapet, por 9% e amvisërive mbeten pa qasje

Që interneti është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme, dëshmohet nga shifra në rritje e përdoruesve.

Sponsor 3M Express

Në Maqedoninë e Veriut rreth 94 për qind e popullsisë së moshës 15 deri në 74 vjeç kanë përdorur internetin, ndërsa rreth 82 për qind e kanë shfrytëzuar atë disa herë gjatë ditës, komunikojnë nga Enti i Statistikës.

Qytetarët e anketuar nga Alsat, janë të vetëdijshëm se nuk duhet të përdoret shumë, por thonë se interneti është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë.

“Gjithsesi se e përdor, por jo shumë..– A keni fëmijë në shtëpi që e përdorin?– E përdorin po..Absolutisht është e tepruar, i shkatërruan fëmijët dhe mendoj se është shumë e dëmshme kjo që po ndodh është katastrofë. Fëmijët më nuk dinë të bisedojnë, vetëm shohin internet dhe ajo është kënaqësia kryesore.” – Deklaroi një qytetare.

“E përdori por jo shumë, tani sinqerisht flas se nuk e përdor shumë, kryesisht më pëlqen të ec në këmbë, e jo të rri në shtëpi dhe të përdori internetin. Këtë do të ua rekomandoja edhe të rinjve, sepse me këtë njerëzit nuk shoqërohen mes vete, vetëm largohen, meqë qëndrojnë shumë në internet.” u shpreh një qytetar.

“E përdorim në shtëpi, unë shoqja. Sigurisht, sepse shumë kohë po kalojmë aty, kemi gjëra më të mira për ta kaluar kohën, se sa të rrihet gjatë kohë në internet.” – Tha një qytetar.

“Normalisht sipas nevojës..– Në familjen tuaj a ka fëmijë që e përdorin,-Jo-Se sipas statistikave gati 90 për qind e përdorin.-po përderisa nuk u japin shumë rëndësi fëmijëve.” – Tha një tjetër qytetare.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave që i referohen tremujorit të parë të këtij vit, thonë se 91 për qind e amvisërive në nivel shtetëror, kanë qasje në internet. Sipas këtyre të dhënave rreth 94 për qind e popullsisë së vendit e përdorin internetin për të telefonuar, ndërsa rreth 89 për qind shkëmbejnë mesazhe përmes aplikacioneve me internet./Alsat.mk

Lexo edhe

Bilalli: Rritet dalja në votime, fluks nga Kosova drejt Preshevës (VIDEO)

Bilalli: Rritet dalja në votime, fluks nga Kosova drejt Preshevës (VIDEO)

Drejtësia flet shqip në Evropë: Vehapi, Kastrati e Bejtullahu delegohen për ndeshje të mëdha nga UEFA

Drejtësia flet shqip në Evropë: Vehapi, Kastrati e Bejtullahu delegohen për ndeshje të mëdha nga UEFA

Përditësime të reja rreth Thibaut Courtois – gjendja e portierit para El Clasicos

Përditësime të reja rreth Thibaut Courtois – gjendja e portierit para El Clasicos