Interesim i madh për koncertin e Rame Lahajt në Düsseldorf, dalin në shitje bileta shtesë

Interesim i madh për koncertin e Rame Lahajt në Düsseldorf, dalin në shitje bileta shtesë

Interesim i madh për koncertin e Rame Lahajt në Düsseldorf, dalin në shitje bileta shtesë

Kërkesa e madhe për koncertin e Rame Lahajt në Düsseldorf të Gjermanisë ka bërë që të vihen në dispozicion edhe disa bileta shtesë.

Sponsor 3M Express

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare do të performojë në Düsseldorf në kuadër të turneut ndërkombëtar “Passion & Origin”, përmes të cilit sjell para publikut një program muzikor që ndërthur muzikën shqiptare me repertorin operistik ndërkombëtar.

Turneu nisi më 10 tetor në Cyrih të Zvicrës, ndërsa koncerti në Düsseldorf është një nga paraqitjet e radhës të Lahajt në kuadër të këtij projekti muzikor.

Lajmin për biletat shtesë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur kënaqësinë për interesimin e publikut.

“Për shkak të kërkesës së madhe për koncertin e Düsseldorf-it, tash janë në dispozicion edhe disa bileta shtesë! Mezi pres me ju pa!”, ka shkruar Lahaj.

Të interesuarit mund t’i sigurojnë biletat për koncertin në Düsseldorf përmes faqes zyrtare të artistit, www.ramelahaj.com.

Koncertet e radhës:

Düsseldorf – 30 tetor 2026, ora 20:30, Robert-Schumann-Saal
Vjenë – 8 nëntor 2026, ora 19:00, Wiener Konzerthaus, Großer Saal
Toronto – 13 dhjetor 2026, Bluma Appel Theatre

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?