Instagram ka nisur testimin e një formati të ri, të quajtur “Features”, që do t’u mundësojë krijuesve të përmbajtjes të publikojnë video horizontale me gjatësi deri në 90 minuta.

Sipas The Hollywood Reporter, funksioni po testohet fillimisht me një grup të përzgjedhur krijuesish në SHBA, ndërsa është provuar edhe në Brazil.
Formati synon kryesisht podkasterët dhe krijuesit e emisioneve, të cilët do të mund të publikojnë episode të plota pa i ndarë në shumë klipe të shkurtra.
Videot do të promovohen fillimisht në skedën Explore përmes klipeve të shkurtra, ndërsa përdoruesit do të mund të kalojnë te përmbajtja e plotë përmes opsionit “Watch full video”.
Për momentin, funksioni do të jetë i disponueshëm në aplikacionin mobil, ndërsa më vonë planifikohet edhe mbështetja për Instagram for TV. Platforma synon ta zgjerojë atë për të gjithë përdoruesit në SHBA deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




