Inspektorja Vrenezi nuk e inspektoi objektin për tetë muaj, përkundër se i ndaloi punimet

Inspektorja Vrenezi nuk e inspektoi objektin për tetë muaj, përkundër se i ndaloi punimet

Inspektorja Vrenezi nuk e inspektoi objektin për tetë muaj, përkundër se i ndaloi punimet

Ky objekt që sot përbëhet nga përdhesa, 6 kate banim dhe penthouse, dikur dukej ndryshe.

Sponsor 3M Express

Më 9 gusht të vitit 2021, pronarët e tokave Ganimete Bytyqi, Shuret Ajferaj dhe Ilir Balaj ishin pajisur me lejen e parë ndërtimore.

Ashtu siç edhe e parashihte ligji i ndërtimit pronarët ishin pajisur me bodrum, përdhesen si dhe pesë kate banim.

Kjo hapësirë ndërtimi ishte arritur, pasi të njëjtit kishin shfrytëzuar tri parcela: 00199-5, 00199-3 dhe 00199-2 me sipërfaqe të përgjithshme prej 992 metra katror.

Por, hiç më pak se gjashtë muaj pas, punimet kishin marrë kahje tjetër.

Më 7 shkurt 2022, në pozitën e investitorit ishte paraqitur Isa Berisha, i cili ishte zënë duke tejkaluar lejen ndërtimore.

Kësisoj, inspektorati kishte urdhëruar ndërprerjen e punimeve në pjesën ku investitorët nuk posedonin leje.

“Inspektori i ndërtimit ka konstatuar këtë gjendje: se investitori i lartpërmendur ka vazhduar me punime në ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe afarizëm me etazhitet B+P+5. Në momentin e inspektimit është bërë betonimi i pllakës së katit të pestë (V). Gjatë inspektimit investitori është duke zhvilluar punimet në armimin e shtyllave të katit të gjashtë (VI) ku investitori ka bërë tejkalimin e lejes ndërtimore të datës 09.08.2021. Për punimet e kryera në armimin e shtyllave të katit të gjashtë investitori nuk posedon leje ndërtimore.” thuhet në procesverbalin e datës 7 shkurt 2022.

Por, punimet sërish kishin vazhduar.

Dy ditë pas, më 9 shkurt, inspektorja Valbona Vrenezi kishte konstatuar se përkundër urdhrit të dhënë dy ditë më parë, punimet në katin e gjashtë po vazhdonin.

Për të dytën herë radhazi, Vrenezi kishte urdhëruar ndalimin e punimeve si dhe po urdhëronte investitorin që të respektonte lejen ndërtimore duke e paralajmëruar se nëse kjo nuk ndodhte do të merreshin masa.

Bazuar në inspektimet e 7 dhe 9 shkurtit, ajo kishte nxjerr aktvendim për ndalim të punimeve më 10 shkurt 2022.

Me të marrë këtë aktvendim, sipas shkresave të dosjes, inspektorja Vrenezi nuk e kishte inspektuar objekti më për tetë muaj të tjerë.

Sipas dosjes, pas aktvendimit të marrë më 10 shkurt, Vrenezi nuk kishte inspektuar objektin më deri më 10 tetor 2022.

Kështu, me mosveprimin e saj si inspektore, dyshohet se ua kishte mundësuar investitorëve që t’i qonin punimet drejt fundit.

E vetëm kur investitorët i kishte prezantuar aplikimin për leje, inspektorja Vrenezi kishte vendosur shiritat.

“Përkundër urdhrit të inspektorit për ndalim punimesh me procesverbal të datës 09.02.2022 dhe aktvendimin për ndalim punimesh të datës 10.02.2022, Investitori i lartcekur ka vazhduar me punimet në mbindërtimin e objektit duke bërë betonimin e shtyllave në katin e gjashtë, betonimin e pllakës së katit të gjashtë, si dhe fillimin e punimeve në armimin e shtyllave të katit të shtatë. Investitori nuk posedon leje ndërtimore nga DUPH-ja për punimet e kryera.

Investitori prezanton njoftimin për plotësimin e dokumenteve të datës 12.01.2022. Në objekt janë vendosur shiritat”, thuhet në procesverbalin e datës 10 tetor 2022.

Ndryshe nga hera e parë, kur inspektimet bëheshin brenda ditësh, tash inspektorja Vrenezi dyshohet se nuk ishte dukur më, për të verifikuar heqjen e shiritave.

I pyetur njëri nga investitorët, Isë Berisha, shkurtimisht ka thënë se kanë pasur tejkalim të lejes ndërtimore.

Ndërsa, ka mohuar të jetë ushtruar kallëzim penal ndaj tyre për heqje të shiritave.

“Berisha: Dëgjo, na jo që i kemi hek shiritat, po i kemi pas do tejkalime na, masanej kemi hi prap mrena. Dënimin na ka dhanë komuna si komunë e kemi pagujt, kështu që në rregull jemi me ata”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ligji për Specialen: “Rrugë” e gjatë për rikthim në Kuvend

Ligji për Specialen: “Rrugë” e gjatë për rikthim në Kuvend

Kurti: Arlinda, dëshmore në betejën për drejtësi

Kurti: Arlinda, dëshmore në betejën për drejtësi

Rastet e rënda në vendet e punës, 17 punëtorë humbën jetën sivjet në Kosovë

Rastet e rënda në vendet e punës, 17 punëtorë humbën jetën sivjet në Kosovë