“Inspektimi është iniciuar në bazë të ankesave të pranuara me shkrim dhe raportimeve publike për shkeljet e pretenduara nga punëdhënësi. Inspektorati Qendror i Punës do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe, varësisht nga gjetjet e inspektimit, do të ndërmarrë masat përkatëse ligjore”, thuhet në postimin e IQP-së në Facebook.
Rasti i dorëheqjes së gazetarëve nga vendi i tyre i punës ka ngjallur shqetësim të gjerë në komunitetin mediatik në vend. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur brengë serioze lidhur me rrethanat që çuan në dorëheqjen e njëhershme të shtatë gazetarëve dhe pjesëtarëve të stafit të portalit të Klan Kosovës për mospagesë të orëve shtesë, mosrespektim të pushimeve dhe orarit të përcaktuar me ligj, si dhe presion psikologjik e kushte të rënduara në ambientin e punës.

Ndërkohë, menaxhmenti i Klan Kosovës ka thënë se mosmarrëveshja me stafin lidhet me organizimin e mbulimit të formatit televiziv “Big Brother”, e që sipas tyre për angazhimet jashtë orarit të rregullt të punës është paraparë pagesë shtesë.
Burimi: RTKLive




