Drejtoria e Inspektimeve në Fushë Kosovë ka shqiptuar gjobë ndaj një pale për vendosjen e parregullt të sistemit të ventilimit, i cili kishte dëmtuar fasadën e objektit.

Sipas njoftimit të kësaj drejtorie, përveç gjobës, pala është obliguar që sistemin e ventilimit ta vendosë në mënyrë të rregullt, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve të mëtejshme të fasadës dhe respektimit të standardeve përkatëse.
Në njoftim nuk janë bërë të ditura shuma e gjobës dhe lokacioni i objektit. /Telegrafi/




