Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të kushteve të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të kushteve të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj për mungesë të kushteve të sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë gjatë inspektimeve në terren, ku janë konstatuar mangësi në zbatimin e standardeve të sigurisë për punëtorët.

Punimet në këtë objekt do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve ndërtimore.

Inspektorati Qendror i Punës ka rikujtuar se respektimi i masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës.

Ky institucion ka theksuar se asnjë aktivitet ndërtimor nuk duhet të zhvillohet në rrethana që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Lexo edhe

Tragjike: Aksident me fatalitet në Penuhë, vetura godet për vdekje personin që lëvizte me karrocë

Tragjike: Aksident me fatalitet në Penuhë, vetura godet për vdekje personin që lëvizte me karrocë

UEFA ndëshkon rëndë Kosovën

UEFA ndëshkon rëndë Kosovën

Kabashi: Vendimi për të mos e miratuar ligjin për Specialen është më i miri

Kabashi: Vendimi për të mos e miratuar ligjin për Specialen është më i miri