Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, për shkak të, siç ka thënë, mosrespektimit të masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SShP).

Sipas njoftimit, punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës. /Klankosova.tv




