Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se pas ankesave të banorëve të lagjes “Kodrina” në Prishtinë, Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë masa për largimin e mbeturinave të hedhura ilegalisht.

Sipas njoftimit të Pacollit, Inspektorati Mjedisor ka urdhëruar Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” që të bëjë pastrimin e menjëhershëm të kësaj hapësire.
Pacolli ka theksuar se ankesat dhe kërkesat e qytetarëve janë prioritet, duke bërë thirrje për ruajtjen e mjedisit dhe shmangien e hedhjes së mbeturinave në mënyrë ilegale. /Telegrafi/




