Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve do të jetë në fuqi deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.
Inspektorati Qendror i Punës ka theksuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me synim parandalimin e rreziqeve në vendet e punës.
“Të drejtat e punës nuk janë privilegj!”, thuhet në mesazhin e këtij institucioni.
Njoftimi nuk specifikon se për cilat parregullsi konkrete bëhet fjalë dhe as lokacionin e saktë të objektit ku janë ndaluar punimet. /Telegrafi/




