IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për përdorim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të antibiotikëve, në kuadër të Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi në Facebook, IKShPK ka rikujtuar se antibiotikët nuk janë gjithmonë zgjidhja dhe se përdorimi i tyre pa nevojë mund të kontribuojë në rezistencën antimikrobike.

Instituti ka këshilluar qytetarët që të mos përdorin antibiotikë për ftohje, grip apo dhimbje fyti me origjinë virale, të mos i ndajnë me persona të tjerë dhe të mos i ruajnë mbetjet e tyre për përdorim të mëvonshëm, transmeton Klankosova.tv.

IKShPK thekson se antibiotikët duhet të përdoren vetëm sipas këshillave të profesionistëve shëndetësorë.

“Përdorimi i përgjegjshëm i antibiotikëve sot, mbron shëndetin e të gjithëve nesër”, thuhet në apelin e institutit.

Lexo edhe

Trump shqyrton mundësinë e faljes për shefin e Nvidia-s pas akuzave për shkelje ligjore

Trump shqyrton mundësinë e faljes për shefin e Nvidia-s pas akuzave për shkelje ligjore

Hysa kundër Kabayelit, ja kush shihet favorit në përballjen e madhe

Hysa kundër Kabayelit, ja kush shihet favorit në përballjen e madhe

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova