Icardi ëndërron rikthimin në Serie A, flet edhe për Interin

Icardi ëndërron rikthimin në Serie A, flet edhe për Interin

Icardi ëndërron rikthimin në Serie A, flet edhe për Interin

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë dhe tashmë ka ide mbi të ardhmen e tij.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi 33-vjeçar është aktualisht një lojtar i lirë pas largimit të tij nga Galatasaray në fund të sezonit të kaluar.

Megjithatë, Icardi nuk synon të pensionohet pasi sipas tij ka ende çfarë t’i jap futbollit.

Argjentinasi ka treguar se synon të rikthehet në Serie A dhe ka folur edhe për kohën e tij te Interi.

“Stërvitem si një i çmendur për t’u përgjigjur në fushë atyre që mendojnë se nuk kam më asgjë për të dhënë. Ëndërroj të luaj përsëri në Itali”, ka thënë fillimisht Icardi për La Repubblica.

“Inter? Humbja e shiritit të kapitenit më lëndoi. I keqmenaxhova disa momente, por sot do të isha më i kthjellët. Jam rritur”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

Ndryshe, Icardi njihet si një sulmues ‘vrasës’, pasi në karrierën e tij me klube ka luajtur 478 ndeshje duke shënuar 250 gola. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Icardi ëndërron rikthimin në Serie A, flet edhe për Interin | Momenti