Ibrahimoviqi mbetet te Gjermania U21, por konfirmon kontaktet me Kosovën

Ibrahimoviqi mbetet te Gjermania U21, por konfirmon kontaktet me Kosovën

Ibrahimoviqi mbetet te Gjermania U21, por konfirmon kontaktet me Kosovën

Mesfushori i talentuar i Augsburgut, Arijon Ibrahimoviqi, ka konfirmuar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), por për momentin synon të përqendrohet te përfaqësuesja e Gjermanisë U21.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë të gjatë për mediumin gjerman “SPOX”, 20-vjeçari ka folur për interesimin e Kosovës, duke bërë të ditur se është në dijeni të zhvillimeve pozitive në futbollin kosovar dhe se i përcjell ato me respekt.

“Po, ka pasur kontakte me Federatën e Futbollit e Kosovës. Me shumë respekt i kam përcjellë zhvillimet pozitive në Federatën dhe futbollin kosovar. Pavarësisht kësaj, fokusi aktualisht është te Gjermania U21, për të cilën kënaqem shumë duke luajtur. Natyrisht, do të doja të isha pjesë e përfaqësueses në ndeshjet e fundit, si bashkëlojtarët e mi Hennes Behrens, Anton Kade dhe Mert Komur, por u desh të tërhiqesha për shkak të lëndimit në pulpë, në mënyrë që ta arrijë rikuperimin e plotë”, ka deklaruar Ibrahimoviqi.

Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Gjermanisë, ndërsa shumë herët ka arritur të bëhet pjesë e futbollit të seniorëve.

Ibrahimoviqi ka treguar gjithashtu se e viziton vazhdimisht Kosovën dhe se lidhja me vendin është e rëndësishme për të.

Situatë të ngjashme me të ka pasur edhe 17-vjeçari Erblin Osmani, i cili po zhvillohet në ekipet e të rinjve të Bayern Munichut. Megjithatë, ndryshe nga Ibrahimoviqi, Osmani ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën dhe tashmë ka debutuar në një ndeshje zyrtare.

Ai u aktivizua për disa minuta në fitoren 1:0 të Kosovës ndaj Irlandës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Të dy futbollistët kanë nënshtetësi të dyfishtë, ndërsa Ibrahimoviqi ka treguar se e ka uruar Osmanin për debutimin me Kosovën.

“E kam uruar atë për debutimin dhe jam i lumtur për të. Ai e ka merituar”, ka theksuar Ibrahimoviqi.

I pyetur edhe për diskutimet e fundit në Gjermani rreth nënshtetësisë së dyfishtë te futbollistët që zhvillohen në këtë vend, 20-vjeçari ka thënë se kjo është një çështje personale dhe se secili duhet të vendosë vetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

VIDEO/ Pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari të Jakup Krasniqit

VIDEO/ Pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari të Jakup Krasniqit

Gjini takon Prattipatin, diskutojnë për situatën politike

Gjini takon Prattipatin, diskutojnë për situatën politike

Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash

Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash