Ibrahimi zbulon anomalinë për Hagën: Vendimi s’është në përputhje me provat (VIDEO)

Ibrahimi zbulon anomalinë për Hagën: Vendimi s’është në përputhje me provat (VIDEO)

Ibrahimi zbulon anomalinë për Hagën: Vendimi s’është në përputhje me provat (VIDEO)

Avokati Adrianit Ibrahimi, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka komentuar vendimin lidhur me dënimin e Thaçit, duke shprehur kritika për mënyrën e interpretimit të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Ibrahimi deklaroi se në jurisprudencën e së drejtës penale ndërkombëtare nuk ka hasur në raste të ngjashme, ku persona të ndiqen penalisht për formën e tentativës së këtyre veprave penale.

Ai e cilësoi këtë si një situatë anomale dhe të paprecedentë.

“Në jurisprudencën e së drejtës penale ndërkombëtare nuk është që kam gjetur ndonjë rast ku dikush ndiqet penalisht për formën tentativë të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë. Kjo mund të quhet si anomali, diçka e paprecedentë”, u shpreh mes tjerash Ibrahimi.

Avokati kritikoi edhe vendimin në raport me provat e paraqitura nga Prokuroria, duke vlerësuar se përfundimi i arritur nuk është në përputhje me argumentet e prezantuara gjatë procesit.

“…Mendimi im është që vendimi nuk është në përputhje me provat të cilat i ka prezantu edhe i ka argumentu prokuroria, për arsye se format tentativë e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë nuk interpretohen në formën sic është interpretu nga prokuroria…” – tha mes tjerash Ibrahimi.

Për më shumë:

Lexo edhe

“A e njeh Ukin ti?”: Pyetja që “theu” internetin

“A e njeh Ukin ti?”: Pyetja që “theu” internetin

Pretendimet për kërcënim nga rektori i UP-së, studentët thërrasin protestë

Pretendimet për kërcënim nga rektori i UP-së, studentët thërrasin protestë

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës

Ibrahimi zbulon anomalinë për Hagën: Vendimi s’është në përputhje me provat (VIDEO) | Momenti