Ibrahimi: Ministria e Financave dështoi me reformën e tatimit në pronë, komunat u lanë jashtë

Ibrahimi: Ministria e Financave dështoi me reformën e tatimit në pronë, komunat u lanë jashtë

Ibrahimi: Ministria e Financave dështoi me reformën e tatimit në pronë, komunat u lanë jashtë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka kritikuar Ministrinë e Financave për dështimin në zbatimin e reformës së tatimit në pronë, duke thënë se komunat ishin lënë jashtë procesit të hartimit të ndryshimeve ligjore.

Sponsor 3M Express

Në një deklaratë për Telegrafin, Ibrahimi ka theksuar se Ministria e Financave nuk e kishte përfshirë AKK-në në grupin punues për hartimin e ndryshimeve ligjore të vitit 2023, ndonëse komunat ishin ato që duhej t’i zbatonin.

“Ministria e Financave dështoi ta zbatojë reformën e tatimit në pronë pasi i la komunat jashtë hartimit të saj”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai ka rikujtuar se shkalla progresive e tatimit në pronë ishte miratuar në vitin 2023, por zbatimi i saj ishte shtyrë, ndërsa tani Ministria po propozon heqjen e saj.

Sipas tij, projektligji i ri që u është dërguar komunave rikthen në masë të madhe modelin e ligjit të vitit 2018, në hartimin e të cilit AKK-ja kishte qenë e përfshirë.

“Shteti nuk mund të ecë përpara me reforma duke i lënë komunat jashtë”, ka theksuar Ibrahimi.

Kreu i AKK-së ka kërkuar që Ministria e Financave të japë llogari publikisht për dështimin e reformës së vitit 2023 dhe që Asociacioni të përfshihet në grupin punues për finalizimin e projektligjit.

Ai ka kërkuar gjithashtu që, para procedimit të projektligjit, komunave t’u prezantohet ndikimi i ndryshimeve të propozuara në faturat e qytetarëve, të hyrat komunale dhe koston e zbatimit.

“Para se ta procedojë projektligjin, Ministria duhet t’ua paraqesë komunave ndikimin e ndryshimeve në faturat e qytetarëve, në të hyrat komunale dhe në koston e zbatimit”, ka thënë Ibrahimi. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti priti anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kurti priti anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Vrasje në tentativë në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Vrasje në tentativë në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Gruaja pret tortën e ditëlindjes gjatë fluturimit me paraglajd, videoja ngre shqetësime për sigurinë

Gruaja pret tortën e ditëlindjes gjatë fluturimit me paraglajd, videoja ngre shqetësime për sigurinë