“Ia vodha golin Mbappes”, Guler bën shaka pas fitores së Real Madridit ndaj Leipzigut

“Ia vodha golin Mbappes”, Guler bën shaka pas fitores së Real Madridit ndaj Leipzigut

“Ia vodha golin Mbappes”, Guler bën shaka pas fitores së Real Madridit ndaj Leipzigut

Real Madridi zhvilloi një paraqitje bindëse në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar me rezultat 4-1 ndaj RB Leipzigut në ndeshjen e mbrëmshme.

Sponsor 3M Express

Arda Guler dhe Kylian Mbappe ishin ndër futbollistët më të dalluar të skuadrës madrilene, me të dy që arritën të shënonin në këtë përballje.

Mesfushori ofensiv turk bëri shaka pas golit të tij, të cilin e realizoi duke devijuar goditjen e Mbappes që po shkonte drejt rrjetës.

“Ia vodha golin Mbappes, por kjo ndodhi sepse e dija që ai do të shënonte edhe një tjetër. Kështu që, nuk ka problem”, u shpreh Guler.

Futbollisti 21-vjeçar foli edhe për rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”, duke theksuar se prania e tyre është një shtysë e madhe për skuadrën e Real Madridit.

“Është një faktor kyç, sepse kur luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, përpiqemi të japim gjithçka për ta”, shtoi turku. /Telegrafi/

Lexo edhe

Haradinaj kundërshton kthimin e Ligjit për Specialen: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Haradinaj kundërshton kthimin e Ligjit për Specialen: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Haradinaj mallkon ata që kthyen Ligjin për Specialen në Kuvend: Turpi i mbuloftë për jetë

Haradinaj mallkon ata që kthyen Ligjin për Specialen në Kuvend: Turpi i mbuloftë për jetë

Shiroka-Pula e kthen në Kuvend Ligjin për Specialen, pranon kërkesën e PDK-së

Shiroka-Pula e kthen në Kuvend Ligjin për Specialen, pranon kërkesën e PDK-së

“Ia vodha golin Mbappes”, Guler bën shaka pas fitores së Real Madridit ndaj Leipzigut | Momenti