I ra borisë për t’ia liruar rrugën, motoçiklisti dyshohet se ia theu retrovizorin dhe e goditi veturën – incidente në magjistralen Leposaviq–Jarinjë

Një situatë e papritur në komunikacion ka përfunduar me dëmtim të një automjeti në magjistralen Leposaviq–Jarinjë, ku një grua ka denoncuar në Polici një motoçiklist, i cili dyshohet se reagoi në mënyrë agresive vetëm pse ajo i ra borisë për t’ia liruar rrugën, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, rreth orës 15:50, ndërsa burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ankuesja është D.V rreth 36 vjeç,, kurse personi i dyshuar është A.R reth 38 vjeç.

Sipas deklarimit të gruas në Stacionin Policor në Leposaviq, gjithçka kishte nisur derisa ajo po kthehej nga Rashka.

Në një moment, një motoçiklist kishte tejkaluar kolonën e automjeteve, për t’u ndalur më pas në mes të rrugës, duke ia penguar lëvizjen.

Gruaja ka deklaruar se kishte përdorur borinë e veturës për t’i sinjalizuar që ta lironte rrugën, por reagimi i motoçiklistit dyshohet se ishte agresiv.

Sipas denoncimit, ai kishte goditur me dorë xhamin e derës në anën e shoferit dhe më pas kishte thyer retrovizorin e majtë të automjetit.

Pas incidentit, ankuesja është paraqitur në Polici, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me ngjarjen.

Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për veprën “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë eventuale të personit të dyshuar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë