I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS

Lionel Messi po vazhdon të dominojë futbollin amerikan, duke vërtetuar se mosha për të mbetet thjesht një numër.

Sponsor 3M Express

Ylli argjentinas ishte protagonisti kryesor në fitoren 3-1 të Inter Miamit në udhëtim ndaj Atlanta United, duke shënuar dy gola spektakolarë dhe duke e çuar në 25 numrin e përgjithshëm të realizimeve për këtë edicion në Major League Soccer (MLS).

Kjo sfidë shënoi edhe rikthimin e tij në “Mercedes-Benz Stadium” për herë të parë që nga gjysmëfinalja e paharrueshme e Kupës së Botës 2026, ku Argjentina eliminoi Anglinë.

Përveç dopietës, 39-vjeçari vendosi një tjetër standard të paprecedentë në SHBA: me 25 gola dhe 15 asistime gjatë këtij sezoni, Messi u bë futbollisti i parë në historinë e MLS-së që arrin të paktën 15 asistime në tri edicione radhazi.

Goli i parë i takimit dhuroi magji të pastër: tetë herë fituesi i Topit të Artë mori topin nga mesi i fushës, dribloi mbrojtjen vendase dhe, pas një kombinimi të shpejtë me shokun e skuadrës, e dërgoi topin në rrjetë me goditje të menjëhershme. Më pas, ai vulosi edhe golin e tij të 25-të, duke blinduar kryesimin në garën për këpucën e artë.

Paraqitja mbresëlënëse la pa fjalë edhe trajnerin e Inter Miamit, Kily Gonzalez, i cili pas ndeshjes nuk i kurseu elozhet për kapitenin e tij.

“Nuk mund ta besoj që ky njeri bën gjëra të tilla në moshën 39-vjeçare. Ajo që më gëzon më shumë është se ai ndihet i lumtur. Kur Messi është i lumtur, ai luan në këtë mënyrë dhe e shijon lojën. Për mua, ai është një jashtëtokësor. Më mahnit me çdo lëvizje dhe në çdo seancë stërvitore”, deklaroi Gonzalez.

Lexo edhe

Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Rrëfehet viktima që pretendon se është dhunuar nga Russell Brand: Më është dashur të ulem në një tabaka me akull për shkak të dhimbjes

Rrëfehet viktima që pretendon se është dhunuar nga Russell Brand: Më është dashur të ulem në një tabaka me akull për shkak të dhimbjes

I pandalshëm edhe në moshën 39-vjeçare: Messi shkëlqen dhe thyen rekord historik në MLS | Momenti