I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse – detaje të reja rreth dështimit të ekzekutimit të Christa Pike

Ekipi përgjegjës për ekzekutimin e Christa Pike në Tennessee të SHBA-së kishte frikë se vena e saj mund të çahej gjatë procedurës, por megjithatë vazhdoi me administrimin e injeksionit vdekjeprurës, sipas deklaratës së avokatit të saj.

Sponsor 3M Express

Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi përpjekjes për ekzekutim më 30 shtator, pasi procedura me injeksion vdekjeprurës dështoi. Ajo u shtrua në spital për dhjetë ditë dhe më pas u kthye në burg.

Avokati Randy Spivey, i cili ishte i pranishëm si dëshmitar, përshkroi në një deklaratë gjyqësore përpjekjet e ekipit për t’ia gjetur venën. Sipas tij, procesi zgjati gati një orë dhe u përdorën dhjetë gjilpëra.

Gjatë procedurës, anëtarët e ekipit shprehën disa herë shqetësimin se vena mund të ishte dëmtuar. Ata diskutuan edhe për gjatësinë e gjilpërave, ndërsa përpjekjet për krijimin e një linje intravenoze nuk dhanë rezultat, shkruan theguardian.

Pavarësisht vështirësive, ekipi besoi se kishte arritur ta vendoste linjën intravenoze dhe vazhdoi me administrimin e pentobarbitalit, substancës që përdoret në injeksionet vdekjeprurëse. Megjithatë, Pike mbeti gjallë.

Sipas përshkrimit të avokatit, pas përfundimit të procedurës, ajo lëshonte tinguj që ngjanin me gërhitje dhe mbytje. Më vonë, ajo u ankua për dhimbje dhe ndjesinë se krahu po i shpërthente.

Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e zbatimit të protokollit të ekzekutimit në Tennessee. Guvernatori i shtetit, Bill Lee, pezulloi ekzekutimet deri në përfundimin e shqyrtimit të procedurave.

Avokatët e të dënuarve me vdekje kanë argumentuar se protokolli paraqet rrezik për vuajtje të rënda dhe të panevojshme.

Ata përmendën edhe rastin e Tony Carruthersit, ekzekutimi i të cilit dështoi në maj, pasi ekipit iu deshën më shumë se 30 minuta për t’ia gjetur venën.

Pike u dënua me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 1995, kur ishte 18 vjeçe. Ajo u dënua në vitin 1996, në moshën 20-vjeçare.

Nëse ekzekutimi do të kishte përfunduar me sukses, ajo do të ishte gruaja e parë e ekzekutuar në Tennessee në rreth 200 vjet.

Avokatët e saj kanë kërkuar më herët falje, duke argumentuar se Pike kishte përjetuar keqtrajtim gjatë fëmijërisë dhe se problemet në zhvillimin e saj kishin ndikuar në sjelljen dhe kontrollin e impulseve. /Telegrafi/

Lexo edhe

VV-ja do që Byroja të miratohet “shpejt”, Aleanca kërkon që të mos jetë pjesë e “koncepteve elektorale”

VV-ja do që Byroja të miratohet “shpejt”, Aleanca kërkon që të mos jetë pjesë e “koncepteve elektorale”

Qindra mijëra protestues pritet të dalin në rrugë, Franca shton masat e sigurisë

Qindra mijëra protestues pritet të dalin në rrugë, Franca shton masat e sigurisë

Arrestohet një i dyshuar për 1 milion eurot që u kapën në kufi, tha se ishin të tij por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen

Arrestohet një i dyshuar për 1 milion eurot që u kapën në kufi, tha se ishin të tij por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen