‘I martuar me një amerikane, probleme me ligjin në ShBA’ – shoqja e Arlindës flet për ish-burrin e të ndjerës (VIDEO)

Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë, ka folur për njohjen dhe raportin që kishte me të ndjerën.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Kosova Today”, Zhubi e ka përshkruar Arlindën si një grua të dashur, të sinqertë dhe të afërt, duke thënë se ajo i kishte të gjitha cilësitë që e karakterizojnë një grua të mirë dhe të respektueshme.

“Përveç se ishte e fortë, kjo është jashtë diskutimit, Arlinda ishte një njeri shumë i dashur, i afërt, i sinqertë dhe i butë. Ajo i kishte të gjitha karakteristikat pozitive të një gruaje që kërkohej në rrethin tonë, të ishte nuse e mirë, e respektueshme, e dashur, e afërt dhe e butë”, ka deklaruar ajo.

Zhubi ka treguar se me Arlindën ishte njohur përmes bashkëshortëve të tyre, të cilët ishin shokë.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i Arlindës kishte pasur probleme me ligjin në ShBA shumë vite para lidhjes me të, përfshirë një rast të mëhershëm të dhunës në familje dhe burgosjen.

“Ne u njohëm përmes bashkëshortëve tanë, të cilët ishin shokë, dhe kështu filloi njohja jonë. Jetoni, në fakt, kishte probleme në Amerikë shumë kohë para Arlindës. Qysh në vitet 2000-2001, ai ishte i martuar me një shtetase amerikane, me të cilën kishte dy vajza binjake. Që atëherë ishte denoncuar për dhunë në familje dhe ishte burgosur për vite me radhë. Si rezultat i atij burgimi, ai i humbi kontaktet me dy vajzat. Fakti që ai ishte një lloj dhunuesi nuk ishte diçka e re në lidhje me Arlindën”, ka deklaruar ajo në “Kosova Today”.

Ndiqni rrëfimin e plotë:

Lexo edhe

Një punëtor humb jetën në Istog, dyshohet se e zuri lifti

Një punëtor humb jetën në Istog, dyshohet se e zuri lifti

Mbappe kërkon falje për komentet për Mao Ce Dunin pas reagimeve në Kinë

Mbappe kërkon falje për komentet për Mao Ce Dunin pas reagimeve në Kinë

Finlanda dhe Norvegjia telefonojnë Putinin, kërkojnë rifillimin e bisedimeve të paqes

Finlanda dhe Norvegjia telefonojnë Putinin, kërkojnë rifillimin e bisedimeve të paqes

‘I martuar me një amerikane, probleme me ligjin në ShBA’ – shoqja e Arlindës flet për ish-burrin e të ndjerës (VIDEO) | Momenti