I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt paraprakisht kishte një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sveçla ka ngritur shqetësime për vendimet që, sipas tij, çuan në ndarjen e Arlindës nga fëmija dhe privimin e saj nga prona, duke thënë se në vend që të mbrohej viktima, situata kishte marrë drejtim të kundërt.

“Ishte e privuar nga fëmija i saj. Si një institucion ka marrë vendim që ta ndajë fëmijën nga nëna e t’ia japë babait, i cili pastaj këtë përgjegjësi ia delegon vëllait të tij, i cili paraprakisht ka një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës. Kurse ligji thotë që pothuajse automatikisht besimi për fëmijën i takon nënës”, ka deklaruar Sveçla në seancën e sotme, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka folur edhe për çështjen e pronës, duke thënë se, sipas informacioneve që ka, prona i përkiste çiftit.

“Ajo është privuar nga prona, sipas informacioneve, prona ka qenë e çiftit. E bashkëshortit dhe bashkëshortes. Si dikush ka vendosur që ajo të privohet nga prona është e çuditshme po ashtu, në vend se dhunuesi dhe kërcënuesi të arrestohet kurse e kërcënuara të jetë e sigurt në pronën e saj, me fëmijën e saj, ka ndodhur e kundërta”, ka thënë ministri.

Sveçla e ka cilësuar humbjen e jetës si privimin më të rëndë, ndërsa ka bërë të ditur se institucionet e sigurisë janë angazhuar për arrestimin sa më të shpejtë të të dyshuarit.

“Privimi më i rëndë është ai nga jeta. Ne jemi angazhuar maksimalisht që krimineli të arrestohet sa më shpejt”, ka deklaruar ai.

Ministri ka bërë të ditur se, me kërkesën e tij, rasti është ngritur në nivelet më të larta të Policisë së Kosovës. Po ashtu, ka kërkuar që çështja të trajtohet nga Prokuroria Speciale dhe jo nga ajo rajonale.

Lexo edhe

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Administrata Trump mbështet Orbanin për kreun e OKB-së

Administrata Trump mbështet Orbanin për kreun e OKB-së

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës | Momenti