I dyshuari godet doganierin gjatë tentimit për t’i ikur kontrollit, largohet në drejtim të panjohur

I dyshuari godet doganierin gjatë tentimit për t’i ikur kontrollit, largohet në drejtim të panjohur

I dyshuari godet doganierin gjatë tentimit për t’i ikur kontrollit, largohet në drejtim të panjohur

Një incident ka ndodhur në Podujevë, ku një person dyshohet se ka goditur një zyrtar të Doganës së Kosovës gjatë tentimit për t’i ikur kontrollit për mallra të kontrabanduara.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor, rreth orës 13:27, kur ekipi i Doganës së Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, ka ndaluar një automjet për kontroll.

Megjithatë, i dyshuari, mashkull kosovar, ka tentuar të largohet me automjet, duke goditur në dorë një doganier, po ashtu mashkull kosovar.

Pas incidentit, i dyshuari ka arritur të largohet në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe mbetet për t’u trajtuar nga organet kompetente.

Lexo edhe

Tragjedi në SHBA, rrëzohet aeroplani i vogël: Vdesin gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në SHBA, rrëzohet aeroplani i vogël: Vdesin gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Jam në terapi

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Jam në terapi

Një aksident me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 2 360 tiketa trafiku

Një aksident me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 2 360 tiketa trafiku