I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave

I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave

I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.K., dhe F.S. (ky i fundit gjendet në arrati), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Fajdeja”, si dhe kundër të pandehurit H.T., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Manipulimi me prova”.

Sponsor 3M Express

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.K. dhe F.S., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit L.S., i kanë dhënë hua në shuma të ndryshme parash, duke vendosur kamata dhe provizione mujore dukshëm jo proporcionale me shumat e huazuara.

“Në këtë mënyrë, përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për pagesën e detyrimeve, të pandehurit kanë përfituar shuma të konsiderueshme pasurore, ndërsa të dëmtuarve L.S., dhe babait të tij M.S., u kanë shkaktuar dëm në shumën prej 140,000 euro”, ka njoftuar Prokuroria.

Ndërsa, i pandehuri H.T., sipas Prokurorisë, “gjatë muajit prill 2024, në Suharekë, nga i dëmtuari M.S. e merr origjinalin e marrëveshjes së huasë, të lidhur ndërmjet B.K. dhe L.S., me pretekstin se do t’ia prezantojë B.K., mirëpo, pasi ia prezanton, e shkatërron dokumentin dhe e bën të papërdorshëm, me qëllim të pamundësimit të përdorimit të tij në procedurë penale”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Klankosova.tv

Lexo edhe

FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?

Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim