Hyri me thikë në barnatore për të grabitur, arrestohet i dyshuari në Pejë

Hyri me thikë në barnatore për të grabitur, arrestohet i dyshuari në Pejë

Hyri me thikë në barnatore për të grabitur, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person i dyshuar për grabitje në tentativë në një barnatore në Pejë është arrestuar pas hetimeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Rasti kishte ndodhur më 12 tetor, rreth orës 19:10, në një barnatore në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, ku i dyshuari, i armatosur me thikë, kishte hyrë me qëllim që të kryente grabitje.

Megjithatë, pasi kishte vërejtur se brenda barnatores ndodheshin disa persona, ai ishte larguar në drejtim të panjohur pa ndërmarrë veprime të tjera.

Policia ishte njoftuar për rastin rreth orës 19:15, ndërsa njësitet përkatëse kishin dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti ishte iniciuar si “Grabitje në tentativë”.

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Sektori Rajonal i Hetimeve, policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin me inicialet K. Z., i cili është arrestuar më 21 tetor në Pejë.

Me vendim të organeve kompetente, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bajrami: Pas 6 vitesh të LVV-së në pushtet, jemi edhe të varfër, edhe të vjedhur

Bajrami: Pas 6 vitesh të LVV-së në pushtet, jemi edhe të varfër, edhe të vjedhur

Labinot Rexha del kundër Leonora Jakupit: Ajo nuk e përfaqëson as muzikën e rolin e opinionistes në reality show

Labinot Rexha del kundër Leonora Jakupit: Ajo nuk e përfaqëson as muzikën e rolin e opinionistes në reality show

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së