Hungaria publikon emrat e 60 mijë informatorëve, 37 vjet pas rënies së komunizmit

Hungaria publikon emrat e 60 mijë informatorëve, 37 vjet pas rënies së komunizmit

Hungaria publikon emrat e 60 mijë informatorëve, 37 vjet pas rënies së komunizmit

Hungaria ka publikuar emrat dhe të dhënat personale të rreth 60 mijë personave që kanë bashkëpunuar me policinë sekrete gjatë regjimit komunist, në një nismë që synon të zbardhë një nga kapitujt më të ndjeshëm të historisë së vendit.

Sponsor 3M Express

Dokumentet janë bërë të qasshme përmes një platforme në internet, duke përfshirë emrat e vërtetë të informatorëve, pseudonimet e tyre sekrete, datëlindjet, adresat dhe të dhëna të tjera personale.

Dosjet përmbajnë gjithashtu informacione për arsyet që i kishin shtyrë këta persona të bashkëpunonin me autoritetet komuniste, përfshirë rastet kur ata ishin detyruar përmes kërcënimeve ose shantazheve.

Kryeministri hungarez, Peter Magyar, tha se publikimi i dokumenteve do t’i ndihmojë qytetarët të përballen me të kaluarën dhe traumat e shkaktuara nga regjimi komunist, shkruan bbc.

“Shumë familje tani do të përballen me informacione të vështira, shpesh të lidhura me një anëtar të ndjerë të familjes. Është e pamundur të përballesh me traumën pa biseduar dhe pa bërë pyetje”, deklaroi Magyar.

Data e publikimit, 4 nëntori, është zgjedhur simbolikisht, pasi në këtë ditë të vitit 1956 tanket sovjetike hynë në Budapest dhe qytete të tjera të Hungarisë për të shtypur revolucionin kundër regjimit komunist.

Sipas vlerësimeve historike, shërbimet sekrete hungareze kishin angazhuar nga 150 mijë deri në 160 mijë informatorë gjatë periudhës nga dhjetori i vitit 1944 deri në shkurt të vitit 1990.

Një pjesë e tyre kishin bashkëpunuar vullnetarisht, ndërsa të tjerët ishin detyruar përmes presionit, kërcënimeve dhe shantazheve. Autoritetet komuniste përdornin edhe kërcënime për humbjen e vendeve të punës, mundësive për shkollim apo qasjes në barna, për t’i detyruar qytetarët të jepnin informacione.

Megjithatë, publikimi ka nxitur edhe debate. Kritikët paralajmërojnë se dokumentet janë të paplota dhe se zbulimi i emrave pa sqaruar rrethanat e bashkëpunimit mund të shkaktojë padrejtësi dhe konflikte të reja brenda familjeve.

Ndërkohë, një grup tjetër dokumentesh, që përmban më shumë hollësi për rekrutimin e informatorëve dhe aktivitetin e tyre, pritet të publikohet më 25 shkurt. /Telegrafi/

Lexo edhe

Merz: Zgjedhjet e mesmandatit s’do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikat e Trump

Merz: Zgjedhjet e mesmandatit s’do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikat e Trump

Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit në BE

Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit në BE

Moti i vranët dhe temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë nesër në Kosovë

Moti i vranët dhe temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë nesër në Kosovë